Mirësevjen Kosovë!

Nga Redaktori

Ky është numri i tretë i buletinit Çunat e Biblës. Botuam një numër në dimër 1999 dhe një në pranverë 1999 duke i dërguar ato për kristianët në Shqipëri. Pra u munduam të preknim sadopak jetën e shqiptarëve me anë të fjalës së Perëndisë duke u bazuar 100% tek Bibla dhe duke u përpjekur të mësojmë më shumë të vërtetën që ndodhet në të.

Duke qenë larg Atdheut ishte e vështirë të kishim kontakt më të afërt (përveç letrave, E-mail-it apo telefonit) por në një farë mënyre Perëndia e solli Atdheun këtu tek ne.

Kurrë nuk na e kishte marrë mendja se do të vinte një ditë kur një shqiptar të vinte në kishën tonë dhe do t’a merrte me dorën e tij buletinin në shqip, dhe aq më pak dhjetra prej tyre.

Pra, disa prej familjeve kosovare kanë marrë pjesë në takimet e kishës tonë dhe një pjesë e mirë vjen rregullisht.

Ne u themi sot atyre, "Mirësevini në Shtëpinë e Perëndisë." Shqiptarët nga Kosova që kanë ardhur këtu ashtu siç çdokush nga ju e di kanë kaluar ditë e muaj tmerri nga lufta e egër. Dhe dikush ka humbur njeriun më të afërt, dikush një shok, dikush ka humbur shtëpinë, makinën, gjithë gjënë që ai kishte, për të cilën punoi e sakrifikoi tërë jetën dhe që donte t’i gëzonte vetë, me familjen e tij, në tokën e vet, i lirë dhe në paqe.

Nga kjo e keqe e madhe pati vetëm një gjë të mirë, ajo që tani lufta mbaroi. Bibla thotë: "Më mirë fundi se fillimi i një gjëje." Dhe duke ditur këtë le të jemi optimist për të ardhmen se Bibla thotë në Predikuesi 3:4 dhe 3:8; "Ka një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle, ...një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen." Gjithashtu edhe një këshillë tjetër që Bibla na jep për çdo njerin nga ne që vlerëson jetën e tij në Predikuesi 3:12; "Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzosh dhe të bësh mirë sa je gjallë, dhe çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqenie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë."

Do të vijmë përsëri tek ju me këtë vepër, në vjeshtë me artikuj të tjerë dhe me dëshmi të tjera që Perëndia ka bërë dhe do të bëjë në jetët tona. Gjithashtu këtë muaj u mbush plot një vit nga dite kur filloi botimi i buletinit të për muajshëm në anglisht falë një pune këmbëngulëse dhe të vyer të Vëllait tonë David McNabb. Duke u përpjekur të jemi në kontakt me njëri tjetrin mos hezitoni të na shkruani dhe të ndani me ne gjithçka që shërben të na mbajë fort në besim dhe të na japë kurajo në punën tonë, FALEMINDERIT.

Vlen për t’u pëmendur ndihma që u ka dhënë refugjatëve kosovarë agjensia për ndihmë të refugjatëve Lutheran Social Services of New England, kisha jonë (The People of Truth), shteti dhe qytetarët amerikanë.

nga Pari Hoxha

Redaktor dhe përkthye