Nga Redaktori
Vijmë tek ju përsëri me këtë numër tjetër të Çunat e Biblës në një moment tepër të vështirë të kombit tonë shqiptar ku kush më shumë e kush më pak po jep ndihmesën e tij aq të nevojshme. Luftrat, dhuna, padrejtësia, mundimet etj., janë sot të pranishme kudo në botën ku ne jetojmë dhe janë të gjitha ngjarje të profetizuara në Bibël si shenjë për kohërat e fundit.
Fakti që po na ndodh ne shqiptarëve na bën ta ndjejmë dhe ta vuajmë akoma më shumë.
Shpresojmë që ky buletin t’ju ndihmojë sadopak duke iu dhënë kurajo për të sotmen dhe shpresë për të nesërmen.
Ne vlerësojmë korrespodencën me shumë nga ata që patën rastin të lexonin këtë buletin. Në jemi të bekuar kur dimë se ky buletin po i shërben qëllimit tonë për ndërtimin e shenjtëve në Shqipëri.
Kaq larg nga Shqipëria në pamundësi të ndonjë ndihmese tjetër iu mbajmë përherë në lutjet tona pasi besojmë se vetëm Perëndia na gjendet pranë në këto momente.
nga Pari Hoxha