Krahasim i versioneve të sotme të Biblës
Fakti që po bëjmë një krahasim midis disa prej teksteve më të njohura të Biblës sot është sepse duam dhe ngulmojmë të ruajmë të pastër fjalën e Perëndisë sepse siç thuhet në Gjonin 6:63; "Është fryma që jep jetë, mishi nuk vlen asgjë, fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë".
Ky krahasim është një përzgjedhje nga libri Versionet e Biblës së Kohës së Re (New Age Bible Versions në gjuhën angleze) nga Gail A. Riplinger.
Siç do ta vini re është një krahasim midis VRN (Versioni i Ri Ndërkombëtar) apo siç njihet në anglisht NIV (New International Version), BSRA (Bibla e Standartit të Ri Amerikan) apo siç njihet në anglisht NASB (New American Standard Bible) me VKJ (Versioni i King James) apo siç njihet në anglisht KJV (King James Version)
|
Krahasime midis disa prej versioneve më të njohura të Biblës sot. |
||
|
VRN |
Shkrimet në Bibël të krahasuara |
VKJ (Versioni i King James) |
|
emrin i tij |
Vep.22:16 |
emrin e Zotit |
|
Emri |
Lev.24:11 |
emrin e Zotit |
|
pastaj eja dhe më ndiq mua |
Marku. |
pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq |
|
Ju do të jeni të shenjtë |
1 Pjetër 1:16 |
Jini të shenjtë (Bëhuni!) |
|
begatia dhe lulëzimi (*në të mira materiale) |
Fjalët e urta |
pasuria dhe drejtësia |
|
Unë i di planet që kam për ju, thotë Zoti, plane t'ju bëj të lulëzoni (*në të mira materiale) |
Jeremia |
Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju, thotë Zoti, mendime paqeje... |
|
Përjashtohet |
Rom.9:28 |
me drejtësi |
|
Përjashtohet |
Gjoni 16:10 |
për drejtësi |
|
Përjashtohet |
Gjoni 16:8 |
për drejtësi |
|
për shkak të besimit tuaj të pakët |
Mateu |
për shkak të mosbesimit tuaj |
|
Përjashtohet |
Mateu 5:44 |
u bëni të mirë atyre që ju urrejnë |
|
Përjashtohet |
Marku 11:26 |
Por nëse ju nuk falni, as ati juaj që është në qiejt, nuk do t'jua falë mëkatet tuaja |
|
Fryma |
Vep.6:3 |
Fryma Shenjtë |
|
Fryma |
Vep.8:18 |
Fryma e Shenjtë |
Vini re: Në rastet kur thuhet Përjashtohet do të thotë se paragrafi mungon në tekstin kryesor të atij versioni dhe shpesh gjendet si shënim në fund të faqes ç'ka bën t'i humbasë vlera e tij (e paragrafit). Gjithashtu vëreni me vëmendje aty ku fjalët janë me shkronja të zeza se si mungojnë tek dy versionet e tjera të Biblës (përkatësishtVRN dhe BSRA) apo që disa herë janë zëvendësuar si p.sh. lulëzim me drejtësi etj.
Me sa kuptoni edhe vetë shihet qartë se nga krahasimi i këtyre shkrimeve, VKJ( Versioni i King James) mban të pastër fjalën e Perëndisë (VKJ i përmbahet plotësisht shkrimeve te vjetëra në Hebraisht dhe në Greqisht).
VRN dhe BSRA kanë me mijëra ndryshime, zëvendësime, përjashtime etj. (që ne do t'jua servirim në numrat e ardhshëm) nga origjinali prandaj bëni kujdes sepse një deformim i tillë i Biblës do të ishte me pasoja katastrofike jo vetëm për ata që e kanë bërë por edhe për ata që e përdorin në jetën e tyre.
*Krahasimet e mësipërme të VRN dhe BSRA janë një përkthim nga tekstet origjinale në gjuhën angleze ndërsa VKJ është marrë nga botimi në gjuhën shqipe.
nga Pari Hoxha
Redaktor dhe Perktyes